Arbenita Ismajli u bë e njohur në Shqipëri për shkak të lidhjes së saj me Feron, mirëpo në vendin ku ajo jeton është një modele shumë e suksesshme. Arbenita pozon për markat më të njohura dhe të preferuara kudo në botë, si dhe ka qenë imazh i produkteve të ndryshme kozmetike. Për shkak të punës së saj, modelja shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë ndan me ndjekësit e saj foto apo video ku shfaqet tepër provokuese. Ditën e sotme, e veshur me një palë të brendshme të zeza, Arbenita ka publikuar një video ku shfaq më së miri format e saj perfekte dhe kilet e tepërta që ka marrë këto kohë. “Kam marrë disa kile”, ka shkruar modelja krahas videos, megjithatë këto kile nuk janë aspak të dukshme, pasi ajo vazhdon të duket në super formë./revistawho.com