• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Arbenita Ismajli feston ditëlindjen, modelja kalon momente të bukura krah Feros

Mbrëmjen e djeshme, Arbenita Ismajli ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të bukur. Krah saj ka qenë dhe partneri, Fero, i cili duket se ka menduar çdo gjë deri në detaje për të. Arbenita ka publikuar disa video ku fillimisht duket me reperin duke ndezur disa fenerë në formë zemre. Modelja mban në kokë një kordele me veshë lepurushi dhe mesa duket, dhurata e reperit për të ka qenë pikërisht një lepur. Surprizat nuk kanë fund, pasi nuk ka munguar torta, apo një mini-festë në shtëpi. “Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të uroj të gjithë të mirat”, ka shkruar Fero në një foto të Arbenitës të cilën e ka publikuar në ‘Instagram’. Kujtojmë se Fero dhe Arbenita e bënë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe që atëherë, kanë qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit./revistawho.com