• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Arbana Osmani zbulon surprizën: Ja ku do të më gjeni pas “Big Brother”

Menjëherë pas mbarimit të spektaklit të së shtunës, moderatorja e dashur e “Big Brother” Arbana Osmani, do të niset për në Jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë. Këtë lajm ajo e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, që paralajmëron pjesëmarrjen e saj në aktivitetin më të përfolur të këtyre ditëve në Shqipëri. Ajo dhe personazhe të tjerë të njohur, adhurues të sporteve të natyrës do të jenë prezentë në festivalin më të madh të mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

“Do të jem dhe unë në ‘South Outdoor Festival’, festivalin e aventurës, ku për 3 ditë radhazi do të zbulojmë më shumë arsye pse duhet ta vizitojmë Jugun e Shqipërisë, jo vetëm në një stinë. Eja dhe ti, nga 29 prill – 1 maj në Pilur të Himarës. PS: Unë do nisem pas spektaklit të së shtunës. Ju pres”, – ka shkruar Arbana në ‘Instagram’.

‘South Outdoor Festival’ është një nga organizimet më të bukura, i cili do të zhvillohet përgjatë bregdetit të Jugut e që do të përqëndrohet kryesisht në Pilur të Himarës. Ky festival do të përfshijë aktivitete të ndryshme në natyrë, ku çdokush që do të jetë atje do të ketë mundësi të eksplorojë sporte nga më të ndryshimet si: mountain bike, paragliding, jeep safari, kayak, scuba diving, etj. Nuk do të mungojnë gjithashtu aktivitetet për të promovuar produktet vendase, yoga në natyrë, kinema e hapur, si dhe aktivitete për fëmijë. Organizatorët e festivalit kanë menduar gjithashtu për ata që duan të bëjnë qejf, duke ngritur skenën e argëtimit në Pilur. Në “Festën e Miqësisë” së birrës “Elbar” do të jenë prezentë DJ, grupi polifonik i Pilurit dhe artisti i njohur Eugent Bushpepa. Ndaj nëse ende nuk e keni vendosur çfarë do të bëni këtë fundjavë, nuk ka më kohë për t’u menduar, aventura ju presin në Pilur nga data 29 prill – 1 maj. / revistawho.com