• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arbana Osmani ka diçka të fundit për të bërë para se të lindë dhe të gjitha femrat mund ta kuptojnë

Pyetja më e shpeshtë që moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka pasur gjithë këto muaj ka qenë ajo se kur do të lindë. Pas komenteve plot humor dhe të mikeshës së saj, Xhemi Shehut, Arbana ka ndarë së fundmi një video plot të qeshura në ‘Instastory’.

“Do thoni ju, a linde? Po si do lind unë pa rregulluar flokët?”, ka thënë Osmani në videon ku shfaqet me flokë të lyer e të krehur në mënyrë perfekte.

Duket se momenti i veçantë për Arbanën dhe Eduartin po afron, ku shumë shpejt do të mbajnë në krahë fëmijën e tyre të parë.

Kujtojmë se moderatorja është përpjekur që gjatë muajve të ëmbël të ndajë pak foto me barkun e rrumbullakosur, duke ngjallur tek ndjekësit edhe më shumë kureshtje./revistawho.com