• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arbana Osmani i shokon të gjithë me postimin e fundit: Një vajzë rrëfen për herë të parë…

Me anë të një postimi në ‘Instastory’, moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka lajmëruar një prej historive që do të transmetohet në ‘Dua të të bëj të lumtur’ në puntatën e radhës. “Të shtunën, më 6 qershor tek Dua të të bëj të lumtur’ një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, ka shkruar Osmani krah postimit në ‘Instastory’, duke bërë të ditur historinë e cila me siguri do të ngjallë shumë diskutime.

Kujtojmë se përgjatë orëve të fundit në vend, është zbuluar një histori mjaft e dhimbshme dhe e diskutuar, ku një 65-vjeçar së bashku me 3 të rinj të tjerë abuzonte prej kohësh një vajzë 15-vjeç. Ky rast ka marrë vëmendjen e gjithë njerëzve dhe mediave në vend, duke ngjallur diskutime të forta rreth shoqërisë e cila po rritet dhe formohet në ditët e sotme./revistawho.com