Ditët e fëmijërisë mbeten ndër kujtimet më të bukura në jetë dhe pavarësisht se vitet kalojnë nuk mund të zbehen me kohën. Të gjithë kemi momente të veçanta që bëhemi nostalgjikë të kujtojmë ditë të tilla dhe sot e njëjta gjë i ka ndodhur edhe Arbana Osmanit. Nuk është shumë aktive në rrjete sociale, megjithatë ajo di gjithmonë çfarë të ndajë me ndjekësit e saj. Sot Arbana vendosi t’ju tregojë të gjithëve copëza kujtimesh nga fëmijëria dhe duket se dhe vetë është emocionuar duke u kthyer vite pas. Moderatorja ka publikuar dy foto dhe njëra prej tyre është shkrepur në ditën e parë të shkollës.
E veshur me përparset tipike me jakë të bardhë, Arbana ka treguar se atëherë ka qenë shumë e turpshme.
Në atë kohë duket se ka qenë një vogëlushe shumë simpatike dhe pavarësisht se kanë kaluar shumë vite mund të dallohet lehtësisht se disa tipare kanë qëndruar të njëjtë tek Arbana. /revistawho.com