• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Arbana na tregon “Big Brother-in” e saj, nga prezantuesja e preferuar tek zënkat me Edin në një shtëpi

Virozat kanë dhe anët e tyre të mira. Mund të ulesh dhe të bësh biseda të gjata, si kjo e Arbana Osmanit, e cila mbrëmjen e djeshme nuk është kursyer në përgjigjet që u ka kthyer fansave të saj. Duke qenë se ka patur fëmijët me virozë, Arbana ka vendosur ta mbajë veten zgjuar duke qëndruar në kontakt me ndjekësit. Një Big Brother i vogël personal. Nga “zënkat” me Eduardin, e deri tek prezantuesja e preferuar dhe pranimin e difekteve të saj. Pas Xhemit, Arbana thotë se prezantuesja e saj e preferuar është Bora Zemani, ndërsa ka pranuar se një nga gjërat që ajo nuk bën dot “është të qëndrojë drejt”.

Në Instastory-n e saj, si një nënë që është Arbana tregon se është ajo që po rri zgjuar (edhe pse i vjen inat që Eduardi po fle në dhomën tjetër për shtatë palë qejfe).

Pyetjes së një ndjekësi se përse nuk e fut shoqen e saj Xhemi në Big Brother, Arbana i përgjigjet “Kush të tha që nuk do ta fus”. Arbana dhe “Big Brother Vip” duket se do të jenë tërë surpriza këtë sezon./revistawho.com