• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Arbana ka një ngjyrë të preferuar në çdo puntatë të programit dhe shumë nuk e kanë vënë re

Arbana Osmani na ka shoqëruar për 18 javë në ekranit e ‘Top Channel’ me programin e emocioneve të mëdha ‘Dua të të bëj të lumtur’. Teksa sezoni i radhës është drejt fundit, moderatorja ka zbuluar se surprizat nuk kanë mbaruar akoma.

Përveçse shumë profesionale dhe në super formë javë pas jave, në pamjen e Arbanës ka diçka që mbase ju ka shpëtuar në këto javë transmetimi. Ajo është veshur pothuajse çdo të shtunë me të zeza, me përjashtim të pak puntatave që ka veshur fustane më ngjyra.

Edhe në rastet kur ka zgjedhur ta thyejë këtë ‘rregull të heshtur’ që ka vendosur, gjithmonë veshja e saj ka pasur një detaj në ngjyrë të zezë. Kombinimet në këtë ngjyrë godasin shumë, transmetojnë seriozitet dhe tregojnë elegancë, mbase këto janë arsyet pse Arbana ka përzgjedhur kaq shpesh të zezën.

Përtej ekranit, moderatorja ka stil komplet tjetër dhe preferon xhinset dhe komfortin para të dukurit elegante. / revistawho.com