Arbana Osmani e ka ditën aq lëmsh sa vetëm kush është nënë mund ta kuptojë. Nëse fotot nuk ua mbushin mendjen për këtë, mbase do t’i besoni fjalëve të thëna nga vetë gazetarja. “Ato dy minuta kur nuk jam duke pompuar, dhënë gji, punuar, gatuar, pastruar, duke i dhënë makinës, ndërruar pelena, realizuar lego, ushtruar dhe duke u ‘çmendur”, ka shkruar Arbana duke lënë të kuptohet se i vetmi moment qetësie për të janë këto dy shkrepje që poston herë pas here në profilin e saj.
Gazetarja ka folur shpesh me fansat e saj dhe e ka theksuar se asgjë nuk është aq e bukur dhe e thjeshtë sa duket në foto. Mbase këtë herë edhe ju e keni besuar./revistawho.com