Taylor Swift është edhe brenda tezave të provimeve, raport ky që vjen nga ‘CNN’, sipas të cilëve një nga pyetjet e provimit të shtetin në lëndën e Politikës, ishte për Taylor Swift. Do thoni ju ç’lidhje ka këngëtarja me politikën. Si të gjithë personazhet publikë edhe ajo ka pasur përfshirje në politikë duke treguar bindjet e veta herë pas here. Pyetja në provimin e shtetit lidhej me postin që ka bërë në ‘Instagram’ Taylor në 2018-ën kur nxiste ndjekësit të votonin për kandidatin demokrat të senatit. Fansat e këngëtares janë surprizuar shumë dhe jo pak janë gëzuar për këtë fakt. Ndërsa personat përgjegjës për provimet kanë thënë për ‘CNN’ se qëllimi i kësaj pyetjeje është të lidhet përditshmëria me lëndën e politikës, duke arritur të kuptohet cili nga nxënësit ka studiuar vërtetë. Jemi kuriozë tani të dimë vetëm reagimin e Taylor për këtë detaj… Kushedi sa e përkëdhelur ndihet./revistawho.com