• youuinsttaaffccbb
TEST
Teknologji

Apple sfidon Google, shumë shpejt do të bëjë të mundur njohjen e zërit dhe fytyrës

Apple është gati të sfidojë Google dhe Amazon në sektorin e inteligjencës artificiale. Kompania nga Cupertino është duke punuar për një sistem që quhet Apple Neural Engine. Ky sistem do të jetë ekskluziv për përdoruesit e iOS dhe do të bëjë të mundur njohjen e zërit, fytyrës dhe shumë opsione të tjera që lidhen me inteligjencën artificiale. Apple është ndër të parët kolosë të teknologjisë që po guxon në këtë sektor. Kujtojmë se në 2011, ata sollën “Siri” dhe tani po punojnë që të avancojnë me të duke e kthyer edhe në një guidë orientuese për përdoruesit. /Top Channel