• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Teknologji

“Apple” prezanton iPad-in më të lirë

Në një gjimnaz të Çikagos është prezantuar iPad-i më i ri nga “Apple”, i cili do të jetë më i liri që ka hedhur ndonjëherë në treg kjo markë. Ky iPad do të kushtojë 329 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra: argjend, gri dhe ngjyrë floriri. Ndërkohë kompania ka thënë se bateria e këtij iPad-i zgjat për 10 orë, ka një kamera 8 mega-pixel dhe peshon vetëm 154 gramë. Duket se këtë herë gjigandi “Apple” ka menduar të sjellë këtë produkt edhe për shtresat e tjera. /revistawho.com