• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Teknologji

“Apple” lajmëron përdoruesit e të gjitha platformave ‘iPhone’, ‘iPad’ dhe ‘Mac’ të kenë kujdes…

Një lajm i ri na vjen nga kompania Apple. Në një njoftim të fundit zyrtar, kërkohet që të gjithë përdoruesit e iOS të kenë kujdes nga hakerat që tashmë janë në qarkullim, sepse rrezikohet vjedhja e të dhënave personale të miliona përdoruesve. Sipas Daily Mail kërkohet që të mos bëhen shkarkime të asnjë programi nga burime të pacertifikuara nga Apple. Google, Microsoft Corp dhe Mozilla Corp’s Firefox gjithashtu kanë mbështetur deklaratën e kompanisë duke theksuar se ende nuk mund ta mbrojnë privatësinë e përdoruesve të iOS. Gjithsesi Apple pranon se po bëhen përpjekje për të rritur sigurinë dhe njoftime të tjera mbi hapat që duhen ndjekur do të dalin me kalimin e kohës.