‘Signal’ është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në të gjithë botën. Pasi Elon Musk, personi më i pasur në botë, njëkohësisht pronar i ‘SpaceX’ dhe ‘Tesla’, shkroi në ‘Twitter’ për të, aplikacioni zuri vendin e parë si më i shkarkuari në SHBA dhe i dyti në Itali. Pasi `WhatsApp’ rinovoi termat e sigurisë dhe përdorimit, të cilat duhet të aprovohen nga çdo përdorues deri më 8 shkurt, ‘Signal’ është kthyer në aplikacionin më të besueshëm.
Programi nuk është edhe aq ndryshe nga çfarë kemi përdorur deri më sot për të shkëmbyer mesazhe, por është padyshim më i sigurt pasi bën të mundur që të dhënat e përdoruesve dhe bisedat të mos ruhen në serverat e kompanisë. Për ta vulosur, këtë mendim të Elon Musk e mbështeti edhe Edward Snowden, ish- analist i NASA që u akuzua vite më për spiunazh dhe u strehua për shumë kohë në Rusi.
Mos ka ardhur koha që të zëvendësohet ‘WhatsApp-i’?/revistawho.com