• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Anxhelina hap arkivat dhe ndan momentet më të bukura me mikun e saj të zemrës në ditën e tij të lindjes

Me anë të kujtimeve më të bukura krah mikut të saj më të ngushtë, Ariel, Anxhelina Hadërgjonaj ka zgjedhur ta urojë artistin e njohur të ‘makeup-it’ në ditën e tij të lindjes. Këngëtarja ka ndarë disa nga momentet e kaluara me të, duke treguar se kur janë bashkë është gjithmonë një festë.

“Do doja të isha me ty dhe të festonim si çdo vit tjetër. Ti duhet të festosh çdo ditë, je një dritë e madhe në këtë botë. Gëzuar ditëlindjen zemra dhe shpirti im, për shumë vite  të tjera që do të festojmë bashkë. Ja si duket një ditë pasi kemi dalë bashkë. Më mungon shumë”, ka shkruar Anxhelina krah postimeve të ndryshme në ‘Instastory’.

Ndryshe nga një vit më parë, kur Hadërgjonaj festoi pranë mikut të saj më të mirë dhe emrave të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj, si Kylie Jenner, këtë vit për shkak të pandemisë ‘Covid-19’, ajo ka qëndruar në Shqipëri, pranë familjarëve dhe njerëzve më të dashur./revistawho.com