• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Anxhelina Hadërgjonaj kujton kohët e vjetra: Lidhja me djalin shqiptar më e rëndësishmja për mua

Aplikacioni më i ri i cili po aplikohet në ‘Instagram’ është ai me pyetje-përgjigje, ku shumë personazhe të njohur kanë vendosur t’u përgjigjen pyetjeve të ndjekësve të tyre. Tundimit nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, e cila midis të tjerave është pyetur edhe nëse do t’i pëlqente të martohej me një shqiptar.

Anxhelina në përgjigjen e saj ka specifikuar se lidhja me Fatmir Hysenbelliun ka qenë më e rëndësishmja dhe më e gjata për të.

‘Lidhja ime më e gjatë dhe më e rëndësishme ka qenë më një djalë shqiptar. Të jem 100 % e sinqertë unë nuk besoj tek martesa. Unë dua thjeshtë të jem me dikë që më emocionon kur e shoh dhe më pëlqen të kaloj kohë me të. Dikë që kujdeset dhe është i sjellshëm’- ka shkruar këngëtarja.\revistawho.com