• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Anxhelina frymëzohet nga motrat Kardashian-Jenner, publikon foton me bikini në dëborë

Anxhelina Hadërgjonaj është një nga ato vajza që di si ta kthejë vëmendjen tek vetja. Në këto ditë të ftohta, të parat e 2019-ës, ajo është rikthyer në vendlindje dhe ka zgjedhur të vizitojë Brezovicën, bashkë me familjen e saj. Sigurisht fotot nuk mund të mungonin nga qyteti që tashmë është mbuluar nga acari. Mes dëborës, e veshur me bikini dhe me një xhup të shkurtër hedhur krahëve, këngëtarja e njohur i ktheu të gjithë sytë nga vetja me këtë imazh.

Foto të ngjashme ka publikuar pak ditë më parë Kendall Jenner dhe më pas Kourtney Kardashian.

Siç duket poza mes dëborës me bikini do të kthehet në trend. Mbetet për t’u parë nëse do përqafohet nga shumë guximtarë./revistawho.com