Anxhela Peristeri konkuroi dje e dyta në radhë në finalen e ‘Eurovision’ dhe na e ngrtiti zemrën peshë me performancën e jashtëzakonshme. Megjithatë edhe këtë vit nuk morëm vlerësimin që meritonim, ama Anxhela nuk ndihet aspak keq për këtë gjë. Mes falanderimesh për të gjithë publikun ajo shkruan: “Për të gjithë ju që më shkruani të mos merzitem se është çdo gjë politike ju siguroj që nuk jam mërzitur fare! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di kush jam, me çfare po paraqitem dhe çfare meritoj dhe atë që më shumë doja e mora pa kursim! Dashurinë tuaj. Ju falenderoj që ishit krenarë për mua”.
View this post on Instagram
Dhe sa krenar ishim vërtetë për të!/revistawho.com