Anne Hathaway ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. 33-vjeçarja ka mirëpritur ardhjen e fëmijës së saj të parë më 24 mars në Los Angeles. Ajo dhe bashkëshorti, Adam Schulman, kanë bërë publik këtë lajm të bukur ditën e enjte. Çifti i lumtur ka zbuluar gjithashtu se ka zgjedhur një emër tradicional për djalin e tyre, i cili është vetëm 1-javësh. Aktorja dhe bashkëshorti e kanë quajtur djalin e tyre Jonathan Rosebanks Shulma, të paktën kështu raporton “E! News”. Një burim për këtë “websajt” ka deklaruar gjithashtu se djali i sapoardhur në jetë është në një gjendje të mirë shëndetësore. “Anne dhe Adam janë shumë të lumtur që janë bërë prindër”, shton burmi.