• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista

Anisa Mukaj: Xhelozia midis velinave, si ndihemi pranë Devisit dhe Dorianit

Anisa Mukaj është velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, e cila bashkë me Briseidën bionde krijojnë dyshen harmonike çdo natë në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Ajo rrëfen për “Panorama” eksperiencën e re në televizion dhe jashtë tij pranë dy aktorëve të talentuar, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, si dhe na zbulon filozofinë që ka për jetën një vajzë e bukur si ajo…

Të shohim çdo natë si velinë e “Fiks Fare”. Si e ndjen veten në këtë pozicion pune, sa argëtues, aq edhe impenjativ?

Ndihem me fat që jam pjesë e “Fiks Fare”. Do ta përkufizoja pa mëdyshje si një ndër eksperiencat më të bukura, që besoj se do të mbetet gjatë në kujtesën time edhe në të ardhmen.

Ti përfaqëson brunet, por mund të na zbulosh pikat e forta dhe të dobëta krahasuar me biondet?

Mendoj që çdo femër, ashtu sikurse dhe unë, nuk e përfaqëson vetveten bazuar në ndarjen klasike, por që tashmë të dalë jashtë mode, bionde dhe brune, por sipas vlerave dhe parimeve në jetë. Për sa u përket pikave të dobëta e të forta, ashtu si çdokush, kam dhe unë të miat, por që mbeten të miat, dhe nuk i vendos në shkallë krahasimi me askënd.

12724798-1682437962031997-630016729-n_1466604783-4310248

Jeni mikesha me velinën bionde dhe çfarë rivaliteti brenda dhe jashtë televizionit është ky mes jush?

Me Briseidën kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë. Ajo është një vajzë e mrekullueshme, po aq sa edhe e bukur.

Po thua që nuk ekziston xhelozia mes dy velinave, ose më mirë të themi, mes dy vajzave që punojnë në të njëjtin televizion?

Pjesa e xhelozisë midis dy velinave është një përshtypje e gabuar, që u është ngulitur njerëzve, por që nuk ekziston. E them këtë pasi në të vërtetë ne nuk jemi rivale, por shoqe të mira, që ndajmë bashkë momente të jetës.

screenshot_2_1461617697

Cila është marrëdhënia e ju të dyjave me Devis Mukën dhe Dorian Ramaliun? Jeni miq jashtë punës?

Me Dorin dhe Devin jemi njohur në një tjetër program, ai “Pa limit”. Të punosh me ta mbetet gjithmonë kënaqësi. Më bëjnë të qesh gjithmonë me batutat e tyre. Jemi miq të mirë dhe jashtë punës.

Filip Çakuli çfarë këshillash ju ka dhënë para se të fillonit punën si velina të një programi investigativ?

Të përkushtohemi dhe të punojmë sa më shumë që të dalim sa më mirë.

Zakonisht shumë vajza e kanë nisur si velina dhe janë bërë prezantuese të njohura sot. Ti e synon këtë në të ardhmen?

Asnjëherë nuk ndjek rrugën e planifikimeve për të ardhmen. Gjithçka ia lë në dorë fatit. Është ai që shpesh na rezervon surpriza dhe shtron para nesh zgjedhje, që ndoshta as nuk i kishim menduar më parë. Ndaj edhe rrugën drejt televizionit ia lë kohës…

Ke marrë oferta të tjera pasi je shfaqur në ekran?

Po, kam marrë. Po duke qenë se jam pjesë e “Fiks Fare” dhe quhem imazh i “Top Channel”, kjo gjë më kufizon të pranoj ofertat e ndryshme.

Jeta jote jashtë televizionit është e bukur dhe e lumtur? Për shembull, je e dashuruar dhe çfarë tip mashkulli të tërheq?

Tipi i mashkullit që pëlqej është të jetë inteligjent, me besim në vetvete. Me pak fjalë, të ketë një personalitet të vërtetë për të mos u mërzitur kurrë./ Panorama