Prezantuesja e ëmbël e ekranit Anila Çela, prej vitesh i ka qëndruar besnike pamjes së pandryshuar. Gjithmonë jemi mësuar ta shohim me flokët bionde dhe gjatësi thuajse të njëjtë. Por me daljen e sotme në emisionin “Vizioni i pasdites”, të cilin e prezanton prej shumë vitesh, ajo na ka habitur të gjithëve. Anila ka bërë një ndryshim gjatë transmetimit të emisionit duke vendosur një paruke të kuqe. Me këtë ngjyrë prezantuesja thuajse nuk njihet fare, megjithatë sërish duket e ëmbël dhe e bukur. Ky ndryshim erdhi pasi në studio kishte të ftuar personazhe me të cilët foli rreth parukeve dhe ndryshimeve të VIP-ave./revistawho.com