• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Anikën e heqin nga ‘Bixhoz me dashurinë’, fansat bojkotojnë serialin

Po bën bujë në Indi lajmi se aktorja Surbhi Çanda e cila luan rolin e Anikës do të largohet nga seriali. Producentja e “Bixhoz me dashurinë”, Gul Khan ka vendosur ta mbyllë historinë e Anikës dhe Shivait dhe të nisë një histori të re. Skenaristët kanë propozuar që Anika të mbetet shtatzënë. Por aktorja ka refuzuar ta luajë rolin e një shtatzëne. Mediat indiane shkruajnë se Surbi do largohet nga seriali ndërsa Shivai do ketë një rol të ri. Producentja është shprehur se shkak i këtij ndryshimi është bërë shikueshmëria e ulët në episodet e fundit. Fansat e Surbit kanë nisur të kërcënojnë producenten se nuk do e shohin më serialin pa Anikën. “Pa Anikën, s’ka Bixhoz me dashurinë” është slogani që ka pushtuar faqet e fansave që mbështesin aktoren. Ndërkohë vetë Surbi lidhur me largimin e saj ka kërkuar vetëm durim pasi do flasë kur të jetë koha e duhur. “Faleminderit për durimin. Do flas së shpejti”- është shprehur aktorja./revistawho.com