• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Angelina Jolie shfaqet në tapetin e kuq me fëmijët e saj, por gjithë vëmendjen e merr Shiloh

Angelina Jolie ka parakaluar në tapetin e kuq në premierën e “Eternals”, së bashku me fëmijët e saj, duke bërë një paraqitje të rrallë.

Ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, Angelina nuk ngurron t’i ekspozojë fëmijët e saj para kamerave herë pas here. Por, paraqitjet në tapetin e kuq kanë qenë ende një gjë e rrallë për të.

Pavarësisht shkëlqimit të familjes së famshme, vëmndjen e ka marrë vajza e parë biologjike e Jolie dhe Brad, Shiloh, e cila u shfaq e veshur me fustan dhe si një zonjushë e vërtetë.

Shiloh, e cila tani është 15 vjeç mbante një fustan të frymëzuar nga fustani ngjyrë bezhë i Angelina në “Emmy Awards 1998”.

Veshja e adoleshentes kishte një çarje të gjerë në këmbën e djathtë, duke shtuar më shumë elegancë në pamje.

Shiloh dukej e mrekullueshme, ndërsa shumë fansa u mahnitën nga sa ndryshme duket tani në krahasim me fotografitë e saj të mëparshme.

Shiloh ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak se ajo mbante shpesh rroba androgjene dhe stil djali.

Madje rrallë ka qëlluar që Shiloh të vishte fustane, pasi ajo preferonte përherë të dilte me kostume ose gjëra të gjera si një çun./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE