• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Angelina Jolie shet për 11.5 milionë dollarë dhuratën e Brad Pitt

Angelina Jolie ka shitur për 11.5 milion dollarë një pikturë të ish-kryeministrit britanik. Winston Churchill. Çmimi i shitjes është katër herë më i lartë nga ai i parashikuar dhe thyen rekordin e mëparshëm për një pikturë të Churchill.

“Tower Of The Koutoubia Mosque”, pikturuar në Marrakesh gjatë luftës së dytë botërore iu shit një blerësi anonim.

“Puna më e rëndësishme e Churchill. Është peizazhi i vetëm që ai bëri gjatë luftës”-tha një zëdhënës.
Kjo pikturë arriti tek Angelina Jolie kur doli në shitje në vitin 2011 dhe u ble nga Brad Pitt për të. Pitt asokohe pagoi 2.95 milion dollar.

Ish-çifti i famshëm i Hollivudit nuk janë më bashkë që prej shtatorit të vitit 2016 megjithatë lufta e tyre ligjore vazhdon për kujdestarinë e katë fëmijëve.