Ka filluar të aludohet në media se divorci i tyre është një gënjeshtër e madhe për të tërhequr vëmendje televizive, për të qarkulluar para apo edhe për tu shkëputur njerëzve vëmendjen nga problemet e zgjedhjeve presidenciale, por Angelina na vërteton të kundërtën. Aktorja e filmit “Maleficent” ka marrë një rezidencë me qera në Malibu dhe është zhvendosur aty bashkë me 6 fëmijët e saj, por gjendja familjare është tmerrësisht e keqe. Edhe pse ajo po përpiqet të qëndrojë e fortë për fëmijët e saj, të gjithë së bashku kanë ndërmarrë seanca tek psikologu i familjes për të shmangur traumat dhe për të lehtësuar disi dhimbjen. Përsa i përket vetë aktores ajo po e ushqen veten me çajra bimorë dhe vitamina në formë pilulash e ilacesh duke mos futur asgjë tjetër në gojë. Ajo po kalon në anoreksi nervore, sëmundje e cila nëse nuk kurohet në hapat e parë të zhvillimit mund ta çojë viktimën në vdekje.