• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Angelina Jolie feston ditëlindjen e 18-të të djalit në një vend special për arsyen më të ëmbël

Angelina Jolie e ka dërguar djalin e saj Maddox në Cleveland për të festuar ditëlindjen e 18-të dhe arsyeja e këtij udhëtimi ishte shumë më e veçantë seç mund ta mendoni. Djali i madh i aktores së njohur ka një mikeshë të ngushtë në qytetin në fjalë dhe arsyeja pse udhëtoi deri atje i shoqëruar nga e ëma, ishte pikërisht kjo. Maddox donte ta festonte ditëlindjen me vajzën në fjalë dhe dëshirën ja plotësoi e ëma pa nguruar aspak. Darka ishte shumë private dhe familjare, kanë treguar burime për ‘Hollywood Life’.

Nga ana tjetër, po të njëjtat burime, kanë bërë me dije se raporti i Angleina Jolie me djalin e madh të saj është më i mirë se kurrë. Ata janë shokë të ngushtë dhe janë afruar gjithmonë e më shumë sidomos pas ndarjes së aktores nga Brad Pitt. /revistawho.com