Me një foto nga avioni me të cilin po udhëton, Angela Martini na ka treguar se çfarë e emocionon më së shumti kur udhëton. Modelja seksi ka shijuar një film dhe krah fotos ka shkruar: “Çdo herë që shoh filma në avion, qaj, bëhem shumë emocionale”.
Përveç anës sentimentale të Martinit e cila është prekur nga një film dhe nxjerr në pah anën romantike të saj, çfarë bie tjetër në sy është luksi i kabinës të avionit në “first class” që po udhëton Angela.
Nuk është çudi që syri u ndjekësve ka mbetur tek pamja e publikuar pasi Angela është martuar me një nga burrat më të pasur në botë dhe ka kaq vite karrierë të suksesshme si modele.
Disa muaj më parë dyshja u bënë prindër me një djalë dhe kanë treguar se ky moment i ka dhënë tjetër kuptim ditëve të tyre./revistawho.com