• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Angela është me fat, por edhe vjehrra për një nuse si ajo

Angela Martini prej më shumë se tre vitesh është e martuar me biznesmenin rumun Dragos Savulescu dhe çifti duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin, aq sa për ditëlindjen e modeles nuk munguan surprizat që i lanë të gjithë pa fjalë. Angela duket se ka një marrëdhënie të mirë edhe me familjen e Dragosit e këtë e tregon postimi më i fundit. Modelja e ka uruar publikisht për ditëlindje vjehrrën e saj duke u shprehur me fat që e ka. Por duhet thënë se edhe vjehrra është me fat që ka një nuse si Angela që e respekton dhe nuk ia harron ditëlindjen, madje duke ia shprehur dashurinë publikisht.
“Gëzuar ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam mirënjohëse që të kam”.-shkruan Angela.