Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Anës dhe Rinianit, dy konkurrentët të cilët sapo kishin filluar të njiheshin. E teksa publiku mendonte se mes tyre mund të lindte diçka, Ana vendosi sot t’i japë fund njohjes së tyre.
Fillimisht u transmetua takimi mes tyre, një takim shumë romantik, ku Riniani ishte kujdesur me detaje. Por vendi ofronte dhe shumë intimitet dhe Ana duket se u tremb tek kjo pjesë.
Ana: Është vetëm takimi i dytë dhe është shumë intimitet.
Riniani: Pse, të trembi krevati? Mos u tremb. Nuk e prisja të më zgjidhje në takim të dytë kur vazhdova takimin me Jasminën.
Ana:Të pashë në marrëdhënie me një vajzë, pastaj të mora prapë. Unë nuk kam të drejtë të dyshoj?
Riniani:Po ke të drejtë dhe më vjen mirë që dyshon. Pse nuk e merr ta shijosh Rinianin?
Ana:Unë dua ta zbuloj njëherë, pastaj ta shijoj.
Riniani i dhuroi edhe një byrzylyk Anës, megjithatë konkurrentët në studio e akuzuan se ajo nuk shfaqi asnjë emocion. Këtu Ana u shpreh se nuk e sheh dot Rinianin si partnerin e saj dhe nuk i përcjell emocion duke vendosur t’i japë fund njohjes me të.