Andi ka munguar në “Përputhen” prej disa ditësh duke refuzuar edhe të komunikonte me produksionin. Për këtë arsye u tha se konkurrenti ishte larguar nga programi, por pikërisht sontë në “Përputhen Prime”, Andi ka vendosur të rikthehet.
Dhe jo vetëm kaq, ai është rikthyer me një qëllim për të sqaruar gjithçka.
I pyetur nga Bora për arsyen e mungesës, Andi u përgjigj: “Mungova se ngela pak prapa se pata investuar diku. Përveç se isha i zënë dhe kam qene pa qejf”.
Prandaj refuzove te flasësh me produksionin?
Po se mendova që s’ishte e nevojshme
Po për foton me Melisën çfarë do thuash ?
Po e kam parë, mendoj që njerëzit kanë qejf të merren me llafe. Po gjërat u panë dhe u vërtetuan.