Andi ka respektuar amanetin e Atdheut dhe i ka shkuar Melisës me pranga në takimin, i cili u transmetua sot në “Përputhen”.
“Të ka hypur frika?”-ishte reagimi i Melisës ndërsa Andi i kërkoi t’ja hiqte prangat.
Ndërkohë në pjesën e dytë të takimit, Melisa e provokoi paksa Andin për të nxjerrë anën e tij tjetër. Ajo u largua nga takimi dhe më pas u kthye duke i thënë Andit se dëshironte ta bënte me nerva.
Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe në studio Andi u shpreh se ka ndjenjur natën zgjuar duke menduar për Melisën. Epo na mbetet të presim për të parë nëse ky çift do të përputhet!