Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” i është rikthyer çështjes së Teas me Andin, të cilët i akuzon se njihen para se të bëheshin pjesë e programit. Javë më parë Shqipja publikoi një foto ku shkruante se në të ishte Tea dhe Andi, mirëpo të dy protagonistët e hodhën poshtë këtë gjë.
Sot Shqipja ka publikuar një tjetër provë ku Tea shihet e veshur pikërisht me bluzën që mban veshur edhe vajza në foto me Andin.
“Uroj që produksioni ta shohë këtë foto meqë e donin përballë se në profil nuk e dalluan dhe mos të akuzojnë mua që gënjej, se herën e parë nuk reagova…”, shkruan Shqipja.
Nuk dihet sa të vërteta janë këto aludime megjithatë na mbetet të presim një sqarim nga Andi dhe Tea në vazhdim.