Andi i vjetër dhe Andi i ri kanë pasur një debat në puntatën e sotme të ‘Përputhen’. Diskutimi nisi nga fakti që djali nga Kosova që me hyrjen e tij para një jave ka deklaruar që pëlqen Tean dhe do të donte të kishte një shans me të.
Nga ana tjetër, Andi, i cili prej shumë kohësh po del me Tean dhe e kanë konsideruar njëri-tjetrin ekskluziv, është bërë xheloz dhe nuk ka pranuar që konkurenti i ri të flasë kështu për partneren e tij.
“Unë jam i dashuruar kokë e këmbë me Tean dhe askush nuk mund të ndërhyjë në këtë marrëdhënie. Ti nuk mund të vish këtu e të flasësh kështu për personin që unë e konsideroj nusen time”, shprehet Andi. Kaq ka mjaftuar që diskutimi të zgjatet edhe më shumë, ndërsa moderatorja e ndaloi situatën që të agravojë duke lajmëruar se të dielën, Andi dhe Tea do japin vendimin e tyre për lidhjen që kanë nisur./revistawho.com