• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Ana e tyre e butë, reperët shqiptarë që janë baballarë shembullorë

Shpesh në tekstet e këngëve të tyre shfaqin anën e tyre të egër, por reperët kanë edhe një anë tjetër të butë të cilën e kanë shfaqur vetëm pas ardhjes në jetë të vogëlushëve të tyre. Nga “bad boys”, tani shumë reperë janë bërë baballarë shembullorë dhe këtu përmendim Mozzikun, Gjikon, Lyrical Son etj.

Mozzik ka deklaruar se që pas ardhjes në jetë të Hanës jeta e tij ka ndryshuar dhe kështu ka ndodhur vërtetë. Reperin është shumë i dhënë pas vajzës së tij dhe nuk i ka kursyer fotot e videot me vogëlushen duke ia ëmbëlsuar ditën fansave.


Një baba shembullor është edhe Gjiko i cili kujdeset shumë për djalin e tij, Zërin. As nga Gjiko nuk kanë munguar postimet e ëmbla me djalin dhe momentet e tyre familjare.


Agon Amiga është gjithashtu baba i një djali me emrin Noel. Reperi kujdeset shumë për djalin por preferon të mos e ekspozojë në rrjete sociale. Si rrallëherë së fundmi Agoni postoi një foto ku shfaqej duke ushqyer djalin dhe të gjithë komentonin ngjashmërinë shumë të madhe që vogëlushi ka nga i ati.


Lyrical Son është baba i dy vajzave. Reperi poston shpesh foto familjare me bashkëshorten dhe dy princeshat e tij. Nga ai nuk kanë munguar dedikimet plot emocion për dy vajzat duke u shprehur se do të jetë gjithmonë pranë tyre.


Skerdi u bë baba muajin e kaluar kur partnerja e tij solli në jetë një djalë. Skerdi i vendosi djalit emrin Roi dhe gjatë kësaj kohe ka postuar vazhdimisht foto ku shfaqet duke u kujdesur për të voglin. Reperi është shprehur se të bërit baba për të ka qenë ndjenja më e bukur./revistawho.com