• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Amosi merr nënshkrimin më të bukur nga Elia: Motra jote që të ka dritë e frymëzim

Një muaj më parë Elia Zaharia prezantoi librin e saj të parë “Trëndafili i bardhë”, një përrallë origjinale për fëmijë. Në të Elia ka përshkruar historinë e Mbretëreshës Geraldine dhe ajo ishte e pranishme në të gjitha ditët e panirit të librit për t’u takuar dhe firmosur gjithë librat e blerë. Një libër me dedikim ka marrë edhe vëllai i saj, Amos Zaharia, i cili ka publikuar në ‘Instagram’ nënshkrimin e Elias. “Amosit tim të shtrenjtë! Me dashuri pafund dhe me urimin që përralla e trëndafilit të gjejë vend sa më bukur në zemrën tënde! Motra jote që të ka dritë e frymëzim!”, ka shkruar Elia në nënshkrimin për Amosin.

Aktori ka publikuar edhe një foto nga libri, në të cilin shihet se në një prej ilustrimeve është përfshirë edhe pamja e tij.

Elia dhe Amos Zaharia kanë një lidhje shumë të fortë së bashku dhe në momentet më të rëndësishme të jetës kanë qenë mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin. /revistawho.com