Futbollisti gjerman Mesut Özil dhe aktorja turke Amine Gülşe do të bëhen prindër për herë të dytë, sipas raportimeve të mediave turke. Aktorja është tre muajshe shtatzënë.
Çifti, i cili u martua më 7 qershor 2019, mirëpriti fëmijën e tyre të parë, më 30 mars 2020. Mesut dhe Amine i vendosën vajzës emrin Eda. Ata kanë shprehur dëshirën të kenë pesë fëmijë.
“Ajo po rritet kaq shpejt, dua të përjetoj çdo moment. Ne duam pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla”, ka thënë Gülşe së fundmi.