• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Amela, këngëtarja e vogël fashionista

Prej vitesh në Kosovë zhvillohet garë e denjë në skenën muzikore për fëmijë. Vit pas viti, skena muzikore kosovare ka prezantuar fëmijë të pashëm, të kuruar me kujdes dhe me shumë talent. Sot, një pjesë e mirë e këtyre fëmijëve tashmë të rritur, janë yje të padiskutueshëm të skenës muzikore, por edhe të jetës publike në përgjithësi. Duke gjurmuar këngëtarët e vegjël piketon emra të ndryshëm, ndër ta shumë të talentuar, të pashëm e me stil. Ajo që tërheq absolutisht vëmendjen për produksionet e suksesshme muzikore, të mbështetura nga “Polifonia” e udhëhequr nga Naim Krasniqi, është Amela, e adhuruara e fëmijëve.

Këngët si “Karnevali”, “Princesha e mërzitur” apo kjo e fundit me titull “Na ishte dikur”, janë bërë kolona zanore të jetës së më të vegjëlve kudo ku ka shqiptarë. Lë mbresa edhe stili i të voglës. Ajo shkëlqen në çdo klip, festival, koncert, intervistë, apo në postimet e saj në ‘Instagram’.

Në profilin e vogëlushes 9-vjeçare, thuhet se janë prindërit ata që e menaxhojnë këtë hapësirë virtuale. Më poshtë ju sjellim disa foto ku këngëtarja Amela Neziri shfaqet si ‘fashionista’ e kohëve moderne, pa ekzagjerime dhe me veshje moderne të moshës së saj, duke prezantuar një model ideal për të gjitha vajzat e gjeneratës./revistawho.com