• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Amarda Toska “thyen” rregullat, prezanton me një foto femrat më të rëndësishme në jetën e saj

Dita e femrave i ka bërë të gjithë personazhet e njohur t’i dedikojnë fjalët më të bukura mamave, motrave apo mikeshave të tyre.

E fundit që ka zgjedhur të ndajë një foto me femrat më të rëndësishme në jetën e saj, ka qenë moderatorja e njohur, Amarda Toska.

Ajo ka ndarë një foto nga një prej udhëtimeve të saj në Itali, ku shfaqet me një pjesë të familjes.

“Gëzuar, gëzuar motra, mami. Ju kam në zemër”, ka shkruar Toska krah fotos që ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Amarda ka ndarë rrallëherë foto me familjarët e saj. Shumicën e kohës moderatorja ka pozuar pranë bashkëshortit, djalit dhe vajzës së saj./revistawho.com