• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Amarda dhe Ermali gjejnë mënyrën më origjinale për të shijuar pasditet në fundjavë

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga dyshet më të dashura të ekranit shqiptar. Moderatorja ka ndarë herë pas here fotot dhe videot më të ëmbla me dy vogëlushët e saj, Joel dhe Sia të cilët kanë kaluar shumë momente me prindërit e tyre këtë periudhë.

Ndërsa më anë të disa pamjeve në ‘Instastory’, Toska ka treguar se si e ka kaluar pasditen e sotme se bashku me Mamaqin. Ata kanë shijuar të dy një xhiro në të njëjtën biçikletë dhe kënaqësitë e një momenti të tillë nuk ka mundur të qëndrojë pa i ndarë.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe dyshja ka treguar se ka kaluar mjaft kohë duke shijuar bukuritë e Tiranës dhe piknikët e ndryshëm në ambientet e shtëpisë./revistawho.com