• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Amarda dhe burri tjetër i jetës së saj: Je shumë i shtrenjtë për ne

Amarda Toska është goxha diskrete kur vjen puna tek familja e saj, ndaj dhe nuk dimë shumë për ta, e shumë rrallë i kemi parë të publikohet ndonjë foto në profilin e Amit. Ndryshe është puna tek Ermali, i cili jo rrallë herë i ka përfshirë prindërit në shakatë e tij dhe na ka treguar ndonjë moment special me ta.
Por sot, Amarda ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar disa foto me të atin, në përvjetorin e tij të 75-të.
“Gëzuar BABI! Shumë momente të tjera do fiksojmë bashkë në fotografitë dhe udhëtimet që i kemi aq qejf të dy! Je shumë i shtrenjtë për ne”, ka shkruar ajo krah fotove shumë të ëmbla bab e bijë dhe një videoje nga detaji surprizë pas shpinës së tij ku shfaqet një mur i mbushur plot e përplot me foto.


Me shumë dashuri dhe supriza, ky përvjetor mesa duket e ka gjetur shumë të lumtur babin e Amit e rrjedhimisht gjithë familjen e tij./revistawho.com