Times ka publikuar listën me 12 “Gratë e Vitit 2022”, ku pjesë janë aktiviste, gazetare, sipërmarrëse, sportistë, shkrimtare, të cilat revista i ka shpërblyer me çmim për përkushtimin dhe përpjekjen e mirë që të sjellin një ndryshim pozitiv në botë. Një prej tyre është Amal Clooney, që u zgjodh nga prestigjiozja për përpjekjet e saj të vazhdueshme dhe për faktin që kurrë nuk u dorëzua që të mbrojë të drejtat e njeriut.
Avokatja me origjinë libaneze ka folur ndër të tjera për bashkëshortin e saj, aktorin George Clooney dhe hapi zemrën si kurrë më parë. “Kam bashkëshortin tim, një partner që është shumë stimulues dhe suportues. Ne kemi një shtëpi plot me dashuri dhe shumë të qeshura. Është një lumturi përtej gjithçkaje që kam imagjinuar. Jam me fat që kam gjetur dashurinë e madhe të jetës dhe që jam nënë”, u shpreh Amal.
Amal dhe George janë njohur në 2013-ën dhe në prill të 2014-ës u fejuan. Ata janë një nga çiftet më të dashur prej publikut.
https://www.instagram.com/p/CapC6fYs6Pb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1cee772a-b103-4d13-96f1-bde16ac0575f