• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Almeda dhe Tolgahan bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë një djalë

Dita e sotme për çiftin e famshëm të showbiz-it është ndër më të veçantat në jetën e tyre. Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë bërë për herë të parë prindër të një djali. Lajmin e bukur e kanë dhënë mediat turke, të cilat shkruajnë se Almeda dhe i vogli gëzojnë shëndet të plotë.

Sipas tyre, doktori i Almedës ka thënë se djali ka ardhur në jetë në orën 05:21, peshon 3 kilogramë e 285 gramë dhe është 50 cm i gjatë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, bukuroshja rrëfeu në një intervistë ekskluzive për ‘RevistaWho.Com’, detajet dhe përjetimet e 9 muajve duke lënë të kuptohet se është më e lumtur se kurrë./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE