• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Alkol dhe kumar para shfaqjes, ja pse prezantuesi ngatërroi emrin e Miss Univers

Një skandal ngjau në finalen e sivjetshme të ‘Miss Universe’, me ç’rast fillimisht u shpall fituese bukuroshja e gabuar. Ishte moderatori Steve Harvey, njeriu që shkaktoi telash duke ia dhënë kurorën bukuroshes nga Kolumbia, Adriana Gutierrez, e që më pas ndërhyri për të treguar se në fakt fituese ishte bukuroshja nga Filipinet, Pia Wurtzbach. Mediat raportojnë se vetëm disa orë para ceremonisë, Harvey është parë në një kazino duke pirë disa gota alkool dhe duke luajtur bixhoz, transmeton “Telegrafi”. Ato e konsiderojnë dehjen si ‘fajtor’ për ngatërresën që bëri prezantuesi në finalen e madhe. Megjithatë, ka edhe teori që thonë se nuk ishte faji i Steve Harveyt, pasi në ekranin që ndodhej në skenë është shfaqur emri i ‘Miss Kolumbisë’ si fituese dhe në njëfarë mënyre prezantuesi është sabotuar.