Një mori programesh e spektaklesh të reja kanë filluar, por edhe një tjetër do i bashkohet ekranit të “TV Klan”. Programi i ri do i kushtohet i gjithi fëmijëve dhe do të quhet “Chi ha incastrato Peter Pan”.
Këtë e ka zbuluar Alketa Vejsiu mbrëmë gjatë “Dance with me”. Moderatorja njoftoi se programi do të nisë në shkurt dhe se javës tjetër do të shpallet data zyrtare se kur do të nisin audicionet.
“Chi ha incastrato Peter Pan” është një produksion televiziv italian i suksesshëm i cili është transmetuar për 5 edicione në Canale 5 dhe që ka në fokus fëmijët gjeni dhe të talentuar.
“Në muajin shkurt do të nisim në Tv Klan një program të ri shumë interesant i cili ka në fokus fëmijë. Javën e ardhshme do të shpallim edhe datën zyrtare kur do të nisin audicionet”, tha Vejsiu dje në “Dance with me”./xing.al