Mbrëmjen e kaluar, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka qenë në një lidhje ‘live’ në Opinion. Ajo u bëri thirrje të gjithëve të ndihmojnë ata që kanë më shumë nevojë në këtë situatë të vështirë, ndërsa shtoi se vetë ka qenë gjithmone e gatshme për të ndihmuar
“Unë vetëm në nismën e para disa ditëve i jam ofruar Ministrisë së Shëndetësisë, për prodhimin e masakve. Të gjithë rrobaqepësit që punojnë në atelienë tonë, nëse institucionet shëndetësore kanë nevojë dhe mund të na udhëzojnë për standardet e duhura, mund të vihen në dispozicion për prodhimin e maskave. Unë vetëm me një thirrje që kam bërë në instagramin tim, kam 40 rrobaqepës nga e gjithë Shqioëria që janë ofruar. Së dyti i bashkënagjitem nismës që kanë ndërmarr disa kolegë, jam shumë e hapur për gjithkënd që punon në strukturën shëndetësore, që fustanet e nusërisë t’i kenë dhuratë. Por edhe për ceremoninë martesore, mund të kemi paketa të veçanta”.
Ajo kërkoi gjithashtu nga personat që vërtet janë në vështirësi ekonomike gjatë këtyre ditëve, të shkruajnë në profilin e saj në Instagram, për të parë mundësinë e përfshirjes në disa paketa ndihmash ushqimore.
“Në qoftë se do të kemi raste SOS, i lutem që më të shkruajnë në profilim tim në instagram. Ne kemi nisur jo më larg se sot një ndihmë me shportat bazike me ushqime dhe detergjentë për disa familje, që përzgjidhen në bazë të disa kritereve. Nuk ëhstë thenë që duhen bërë gjëra të mëdha në jetë, por siç ka thënë Nënë Tereza, mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Unë besoj që karma t’i rikthen në jetë”, tha Vejsiu.