• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alketa uron Arbanën dhe i jep një mesazh “Top Channel”

Pak dite më parë u bë e ditur se sot starton në ekranin e ‘Top Channel’, një prej emisioneve më të dashura për shqiptarët, “Dua të të bëj të lumtur”. Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, e cila ka sjellë më pas dhe komentet e shumta të ndjekësve të saj. Ndër komentet që tërhoqi vëmendje, ishte ai i Alketa Vejsiut, e cila zgjodhi këtë foto për t’i uruar suksese koleges së saj. “Suksese me rikthimin dhe shpresoj që do marrësh më shumë kohë në Top këtë vit, se të takon. Njerëzit të duan shumë ty”, shkruan Alketa.

Dy moderatoret janë cilësuar si më të dashurat për audiencën dhe shumë herë ndjekësit i kanë vendosur përballë njëra-tjetrës duke i krahasuar, por pavarësisht kësaj duket se Arbana dhe Alketa gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë./revistawho.com