• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Alfio tregon planet e rikthimit në televizion: Vijmë këtë verë bashkë me djalin

Shefi i njohur i kuzhinës dhe prezantuesi i disa emisioneve të gatimit, Alfio Rrotani ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH.

Në intervistën e tij të parë pas ardhjes në jetë të Noah-s, djalit të tij dhe Fatma Methasanit, Alfio ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij që nga dita e lindjes së djalit. Jo vetëm kaq, por Alfio na ka treguar edhe disa detaje interesante gjatë dhe pas shtatëzanisë së Fatmës.

Mirëpo, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Andi Vrapi, Alfio ka treguar edhe planet për rikthimin e tij në ekran bashkë me partneren e tij të jetës, Fatma Methasani.

“Do të vijmë me një projekt që e kemi bashkë me Fatmën, se Fatmës po i mungon shumë puna. Do të jetë një format goxha interesant! Në fakt kemi dy projekte, një në verë dhe një dy mujor në dimër!”, ka treguar Alfio. Më pas, ai ka rrëfyer se këto projekte nuk do të jenë në InTv, në televizionin e drejtuar nga Fatma, por në një tjetër ekran. Po Noah? Alfio ka treguar se edhe djali i tyre i sapoardhur në jetë do të jetë pjesë e projekteve televizive të mamit dhe babit. Kaq mjafton që mezi të presim rikthimin në ekran të dyshes, që tashmë po bëhen “tre”, në shtëpi dhe në ekran.