• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Alexithymia, çfarë është analfabetizmi emocional?

 

A ka vërtetë njerëz pa ndjenja? Ekspertët pranojnë se të gjithë kanë ndjenja dhe emocione, por jo çdokush është në gjendje t’i pranojë, kuptojë dhe shprehë në mënyrë të saktë. Kjo gjë ju ndodh personave që vuajnë nga alexithymia ose analfabetizmi emocional. Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë përcaktohen si të ftohtë, racionalë, pa emocione dhe shumë praktikë.

Çfarë është tamam kjo sindromë?

Alexithymia është një sindromë që e bën të pamundur për personin që e vuan të dallojë emocionet ose ndjenjat e t’i shprehë ato verbalisht. E thënë thjesht është paaftësia për t’i shprehur emocionet me fjalë.

Cilat janë simptomat e saj?

  1. Këta persona kanë një aparencë të ftohtë dhe të largët sepse flasin shumë pak, verbalisht dhe jo verbalisht.
  2. Ata nuk tregojnë empati ndaj personave të tjerë pasi nuk janë në gjendje të njohin dhe kuptojnë emocionet.
  3. Ata mund të kenë reagime impulsive sepse nuk identifikojnë dot emocionet.
  4. Kur flet me një person që vuan nga kjo sindromë, do vëshë re që nuk janë në gjendje të kapin një shaka, ironi apo fjali me dy kuptime. Ata nuk e përdorin dot fantazinë.
  5. Nuk kanë shumë aftësi sociale dhe hasin në vështirësi për të ruajtur lidhje emocionale, qofshin ato shoqërore ose intime.
  6. Kanë pak pse aspak dëshira seksuale.

Kjo sindromë mund të trajtohet nga psikologë specialist, por duhet gjithashtu mbështetje e madhe nga familja dhe miqtë e personit që e vuan./revistawho/com