Alex Rodriguez po shpreson që të rikthehet me Jennifer Lopezin pavarësisht bashkimit të saj me Ben Affleck.
“Alex është bërë xheloz që Jennifer dhe Ben po dalin bashkë. Ai akoma shpreson për një rikthim”‘-tha një burim për Us Weekly.
Lopez dhe Rodriguez nisën lidhjen e tyre në vitin 2017 dhe u fejuan 2 vite më vonë. Në prill të këtij viti ata deklaruan ndarjen.
“Kemi kuptuar që jemi më mirë miq dhe po mendojmë të qëndrojmë kështu”-deklaroi çifti.
Pak javë më vonë Lopez u fotografua me ish-të fejuarin e saj, Ben Affleck. Lopez dhe Affleck kanë qenë të fejuar për 2 vjet derisa u ndanë në vitin 2004.