• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista, Zona e kuqe

Alessio Aliaj: Seksi në avion, një çmenduri

[metaslider id=1088]

Alessio Aliaj, modeli i famshëm shqiptar në Australi, vjen në zonën e kuqe, me një set shumë “hot” dhe një intervistë të sinqertë për seksin… I ka provuar orgjitë dhe nuk i mban mend ‘one night stand’-et. Vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është avioni dhe, siç pohon vetë, ka përjetuar një çmenduri…

Si është jeta e një djali seksi?
Varet se si e krijon jetën kur je një person seksi. Di të them që, kur je seksi, ke shumë favore në shumë drejtime (buzëqesh).
Sa orë palestër bën në ditë?
1 orë dhe 5 ditë në javë.
A pi alkool?
Po. Sa herë që dal në jetë nate, normale që pi alkool. Nuk shtyhet jashtë pa pirë ndonjë gotë.
A e ke provuar drogën?
Varet për çfarë droge e ke fjalën… Për atë të Lazaratit? Jo, se Lazarati s’përfundoi mirë.
Po “one night stand”?
Nuk e mbaj mend sa herë ka ndodhur. Është normale.
Orgjitë, i ke provuar?
(qesh) Si mendon, pas gjithë kësaj karriere në të gjithë botën?!
Si i kujton ato eksperienca?
Dy femra nuk bëjnë asnjëherë keq (qesh).
Çfarë mendimi ke për homoseksualët?
Janë si gjithë të tjerët dhe çdo person duhet t’i respektojë, sepse çdonjëri nga ne ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij të jetës.
Bën seks të sigurt, a përdor masa mbrojtëse?
Në 80% të rasteve po.
Si je në një marrëdhënie?
Shumë i thjeshtë dhe jap gjithçka nëse ajo më meriton mua.
Je xheloz?
Xhelozia gjithmonë ekziston, por duhet të kesh fakte për xhelozinë dhe jo të xhelozosh vend e pa vend.
Çfarë pëlqen më shumë te një femër?
Zgjuarsinë dhe të ketë një trup seksi.
Po tek vetja?
Iniciativën; I never give up (unë nuk heq dorë kurrë)!
Je tip romantik?
Po, shumë. Kur dashuroj, jam shumë romantik.
Cili është vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?
Në avion; ishte çmenduri.
Çfarë mendon kur je në shtrat me një femër?
Asgjë. Në ato momente dua të jap maksimumin, që femra që kam në krah të mos e harrojë kurrë.
Po kur je vetëm?
Varet nëse më ka lënë ndonjë mbresë ajo që ishte një natë më parë…

Fotot: Endrit Mërtiri

Leave a Reply